-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ditët e acarit! Po vjen i ftohi nga Siberia

Kryesoret

Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit është përfshirë nga vala e të ftohtit nga Siberia duke bërë që temperaturat të zbresin më minus. Meteorologu Hakil Osmani shprehet se kjo javë do të jetë nën këto kushte me temperatura të ulëta dhe erë të ftohtë.

“Një masë e ftohtë me origjinë nga Siberia ka goditur rajonin e Ballkanit, edhe territorin shqiptar, duke bërë që jo vetëm fundjava por edhe kjo fillim jave deri ditën e premte të kemi temperatura të ulëta duke bërë që në qytetet e zonave malore temperaturat të luhaten nga -7 gradë Celsius deri në -9.

Por në zonat e thella dhe në fshatrat e thella malore parashikohet që temperaturat e ajrit të jenë edhe më të ulëta. Po ashtu, edhe në kryeqytet duke përfshirë ultësirën perëndimore, pritet të kemi temperatura të ulëta të cilat në kryeqytet do të luhaten nga 0 në -2 gradë Celsius, të paktën deri mëngjesin e ditës së enjte, ndërsa pjesa tjetër e ultësirës perëndimore do të t’i ketë temperaturat e ajrit nga 1 në -4 gradë Celsius duke përfshirë qytetet e zonave bregdetare” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit