-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grammy Awards 2023, Beyonce mori çmimin e Bebe Rexhës?

Kryesoret

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e diskriminuar nga mbrëmja më e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards 2023”.

Kjo pasi ajo nuk arriti të fitonte çmimin e vetëm për të cilin kishte arritur të nominohej këtë vit.

Rexha ishte nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm “I’m Good (Blue)” me DJ David Guettan.

Në nominim ishin edhe këngët: “Rosewood” nga Bonobo, “Don’t Forget My Love’ nga Diplo dhe Miguel, “Intimidated” nga Kaytranada dhe HER, “On My Knees” nga Rufus du sol, dhe “Break my soul” nga Beyonce – ku kjo e fundit u shpall fituese.

Diva e muzikës botërore, Beyonce, as nuk ishte prezente në ceremoni për ta tërhequr trofeun e çmimit.

Në anën tjetër, fansat e këngëtares shqiptare kanë ngelur të dëshpëruar, pasi kënga “I’m Good (Blue)” ishte njëra ndër pretendentet më të forta për ta fituar këtë çmim sivjet.

Kënga e Bebe Rexhës ka mbi 110 milionë klikime në YouTube, ndryshe nga sa ka “Break My Soul” e Beyoncet (vetëm 36 milionë).

“I’m Good (Blue)” ka gjithashtu mbi 666 milionë dëgjime në Spotify, ndryshe sa ka Beyonce në këtë platformë – vetëm afro 280 milionë.

Foto: Spotify

Kjo nuk është hera e parë që i bëhet ‘padrejtësi’ artistes shqiptare në ‘Grammys’, pasi një situatë e ngjashme i kishte ndodhur edhe në vitin 2019, kur ajo kishte marrë dy nominimet e para në karrierën e saj.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit