Kryeministri britanik Keir Starmer është nderuar nga presidenti francez Emmanuel Macron me medaljen e Legjionit të Nderit, për rolin e tij në forcimin e bashkëpunimit mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë e Evropës dhe mbështetjen ndaj Ukrainës.
“Duhet të them se të gjitha cilësitë njerëzore që mësojmë t’i vlerësojmë mbeten shumë të rëndësishme për të gjithë ne. Tek ju gjetëm një partner shumë të besueshëm dhe miqësor”, deklaroi Macron gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimit.
Presidenti francez vlerësoi gjithashtu kontributin e Starmer në krijimin e “Koalicionit të të Vullnetshmëve”, një grup vendesh që mbështesin Ukrainën me ndihmë financiare, ushtarake dhe masa kundër Rusisë.









