-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hyrja e Ilir Shaqirit në BBV2, ja kush është fituesi sipas tij

Kryesoret

Kush do ta mendonte se do ta shihnim Ilir Shaqirin sërish në “Big Brother Vip”, brenda shtëpisë.

Epo kjo ndodhi dhe madje u shoqërua me debat! Banorët janë pjesë e një tjetër prove, të cilën në fakt e kemi parë edhe vjet, “Vëllai i Madh” iu kërkon banorëve të mos kenë asnjë reagim rreth gjërave që ndodhin përreth tyre, apo personave të tjerë që shikojnë në shtëpi, që nuk janë banor.

“I ftuari” i parë ishte Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të kaluar të “Big Brother Vip”. Kur Iliri hyri në shtëpi, ishte Olta Gixhari ajo që nuk duroi dhe vendosi ta takojë balerinin, duke thyer kështu e para rregullat e lojës. Pas Oltës, edhe banorët e tjerë e takuan Ilirin, madje edhe biseduan së bashku.

Pyetja e parë që i bëri Olta është “çfarë bëhet jashtë”, ndërsa vijoi duke justifikuar thyerjen e rregullit, duke thënë se “më mirë i prishim kështu se sa duke sharë.”

Kiara kundërshtoi veprimin e Oltës, e cila prishi lojën dhe kaq mjaftoi që vajzat të debatojnë me tone të ashpra. Olta tha se kishte shumë dëshirë ta takonte Ilirin dhe nuk shfaqi ‘pendesë’ për veprimin e bërë. Mbetet për tu parë se sa do të qëndrojë Iliri në shtëpi.

Luizi i ofroi atij një cigare teksa nis pa humbur kohë bisedën me banorët e tjerë.

Ndaj tij nuk ka munguar dhe kurioziteti i banorëve për të ditur infomacione nga jashtë dhe se si shihen ata nga audience.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Kush ka hyrë i parë do dal i fundit.

Luizi: Olta ka hyrë.

Iliri: Ti hyre i fundit, por ndoshta do jesh i pari në fund.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit