-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka në “5 Pyetjet”: Në 11 shkurt protestë, reformë deri në mosbindje civile!

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, foli edhe për protestën e 11 shkurtit, ku u shpreh se ajo do të jetë një protestë, që do të çelë siparin e protestave, revoltave e deri në mosbindje civile, deri në largimin përfundimtar të Ramës nga drejtimi i vendit.

Sipas Nokës, opozita do të bëjë betejë kudo. Ai deklaroi se Parlamenti nuk është më një i tillë, pasi atje njerëzit e lirë shpallen armiq dhe nxirren jashtë.

Flamur Noka në “5 Pyetjet”: McGonigal, një skandal për të cilin zien e gjithë bota!

“PD dhe opozita shqiptare më 11 shkurt do të çelë siparin e protestave, revoltave deri në mosbindje civile deri sa të largohet Edi Rama. Ai nuk mund të jetë më në krye të Shqipërisë.

Është faktuar që është i korruptuar, që vjedh, që ka shkatërruar votën e lirë. Kjo është protestë për të larguar një kryeministër që ka pushtuar Shqipërinë. Ne do të bëjmë një betejë. Ai Parlament nuk është më Parlament. Njerëzit e lirë atje shpallen armiq.

Revolucion me të gjitha format dhe mënyrat. Të Kuvendi do të protestojmë gjithashtu. Shqipëria nuk ka paqe me Edi Ramën. Protestë, reformë, mosbindje civile. Paqe nuk ka deri sa të eliminojë deri në opozitarin e fundit në këtë vend.”, deklaroi në fjalën e tij Flamur Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit