“Koka” e grupit që shpërndante drogë në Tiranë, Brikena Frakulli pas orëve të tëra që është marrë në pyetje ka bashkëpunuar me autoritetet duke treguar se kush e furnizonte me kokainë dhe heroine.
Mësohet se ajo ka dhënë identitetin e plotë të personit që i sillte nga Kosova kilogramët me kokainë, të cilat me pas ajo i ndante në doza më të vogla dhe i tregtonte në Tiranë.
Emri personit nuk është bërë akoma publik. .
Policia po bashkëpunon me policinë e Kosovës për të vënë në pranga personin e identifikuar nga Frakulli si dhe zbardhjen e plote të skemës.
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 49-vjeçaren e cila u shpreh në seancë se trafiku drogës bëhej vetëm prej saj dhe se 3 të arrestuarit e tjerë nuk kanë asnjë lidhje.
Ajo gjithashtu mbajti të gjithë fajin për ngjarjen. Rrëfimi i saj nuk u mor parasysh nga Gjykata.