Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat Brikena Frakullin 40-vjeçe, e arrestuar pak ditë më parë si drejtuese e një grupi që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në kryeqytet, kokainë dhe heroinë, ndërsa gjatë operacionit iu gjetën dhe sekuestruan rreth 100 mln lekë.
Ajo ka marrë përgjegjësinë duke pranuar gjithçka për të shpëtuar djalin dhe dy personat e tjerë.
“Im bri, Klevi Banushi ishte rastësisht në banesë. 3 të arrestuarit e tjerë nuk kanë lidhje me trafikun e drogës. Hortenca Biçaku është dadoja e vajzës dhe Artur Kristo punonjës i fermës” tha ajo.
Megjithatë, tre të arrestuarit e tjerë janë që janë lënë në burg janë; Hortenca Biçaku 41 vjeçe, Klevi Banushi 20 vjeç dhe Artur Kristo 45 vjeç. Nga operacioni i koduar ‘Kutia e Pandorës’ janë sekuestruar 6 kilogramë heroinë e kokainë dhe 1100 doza heroinë e kokainë.
Po ashtu janë sekuestruar 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.
Sipas hetimeve të kryera përgjatë një muaji nga Prokuroria dhe Policia, rezulton se Frakulli siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha te një person, identiteti i të cilit për shkak të hetimeve nuk është bërë i njohur nga autoritetet.