-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia “nuhat” gjurmë në Tiranë! Kush i vrau tre njerëzit e Vis Martinajt?

Kryesoret

Atentati në mbikalimin e Fushë-Krujës me 91 plumba ndaj Briland Martinaj, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës, do kalojë për hetime më të avancuara në prokurorinë e posaçme SPAK. Përgjatë këtyre 7 muajve ka konstatuar elementë të përfshirjes së një grupi kriminal.

Autorët kanë vepruar me role të ndara nga njëri-tjetri. Por në bashkëpunim mes tyre, kanë pasur si qëllim realizimin e atentatit me armë që solli vrasjen e 3 personave në 17 korrik të 2022. Ngjarja vijon të jetë pa autor, ndërsa dyshimet janë përqendruar tek disa persona në zonën e Tiranës dhe Laçit, të cilët janë duke u verifikuar.

Ndërsa kohët e fundit është identifikuar dhe një punonjës policie i komisariatit të Kurbinit, që dyshohet si i implikuar në këtë krim. Deri në këtë fazë të hetimit ndaj këtij punonjësi policie, nuk është marrë asnjë masë ndaluese nga prokuroria por dhe asnjë masë për përjashtimin e tij nga radhët e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit