-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS po i “qep” mandatin e dytë, Gjinushi bën sikur s’do: Sot s’e kam në plan…

Kryesoret

Partia Socialiste pritet që në javët në vijim të fusë për diskutim në komisione dhe pastaj të kalojë në parlament ligjin që i hap rrugë mandatit të dytë të Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave. Me ligjin aktual kryetari nuk mund të ketë dy mandate, por ndryshimet e reja që po bëhen gati i hapin dritën jeshile Gjinushit.

I pyetur sot nga gazetarët, Gjinushi thotë se nisma ligjore nuk lidhet me të, por ku u pyet për mandatin e dytë bëri të vështirin më pas e kaloi me buzëqeshje dhe batuta. “Qëllimi i projektligjit nuk është ky. Projektligji dhe ligji bazë e ka pasur dhe e ka përzgjedhjen. Rikandidim? Varet nga ligji, e dyta nuk kam në plan sot.

Sot kam të mbyll, nesër është nesër” tha ai duke qeshur. Por nga oborri i Akademisë së Shkencave, deputetja Ina Zhupa këmbënguli për të kundërtën, teksa e cilësoi këtë ligj me porosi të kryeministrit Rama për Gjinushin. Edhe akademiku Apolon Baçe shprehet kundër ndryshimit të ligjit për zgjedhjet e kryesisë së Akademisë së Shkencave. Akademia e Shkencave sot prezantoi raportin vjetor dhe kërkesat ndaj qeverisë përvijimin e reformave gjatë këtij viti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit