-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shpëtoi” djalin e dadon! FOTO-Si shitej droga nga grupi i “kokës” në Tiranë

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat Brikena Frakullin 40-vjeçe, e arrestuar pak ditë më parë si drejtuese e një grupi që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në kryeqytet, kokainë dhe heroinë, ndërsa gjatë operacionit iu gjetën dhe sekuestruan rreth 100 mln lekë. Pamjet që janë prova e fortë e hetuesve tregojnë momentin e shitjes së drogës në Tiranë.

Ajo ka marrë përgjegjësinë duke pranuar gjithçka për të shpëtuar djalin dhe dy personat e tjerë. “Im bri, Klevi Banushi ishte rastësisht në banesë. 3 të arrestuarit e tjerë nuk kanë lidhje me trafikun e drogës. Hortenca Biçaku është dadoja e vajzës dhe Artur Kristo punonjës i fermës” tha ajo.

Megjithatë, tre të arrestuarit e tjerë janë që janë lënë në burg janë; Hortenca Biçaku 41 vjeçe, Klevi Banushi 20 vjeç dhe Artur Kristo 45 vjeç. Nga operacioni i koduar ‘Kutia e Pandorës’ janë sekuestruar 6 kilogramë heroinë e kokainë dhe 1100 doza heroinë e kokainë.

Po ashtu janë sekuestruar 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

Sipas hetimeve të kryera përgjatë një muaji nga Prokuroria dhe Policia, rezulton se Frakulli siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha te një person, identiteti i të cilit për shkak të hetimeve nuk është bërë i njohur nga autoritetet.

“Koka” e kokainës në Tiranë “shpëton” djalin dhe dadon

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit