Bandat shqiptare dhe trafiku i tyre i emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe rikthehen sërish në qendër të mediave të huaja.
E përditshmja britanike “The Sun” në një artikull të publikuar së fundmi shkruan se ‘gangsterët’ shqiptarë janë gjithmonë një hap përpara ligjit.
Gjithashtu theksohet se kanë gjetur dy rrugë të reja për ‘biznesin’ e tyre, trafikimin e emigrantëve.
Një ekspert ka thënë për “The Sun” se bandat që kontrabandojnë emigrantë “përshtaten” dhe kanë gjetur mënyra të reja për t’i shpëtuar zyrtarëve kufirit.