-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti i fuqishëm, flet shqiptari në Turqi: Situatë e vështirë, isha në katin e 12-të

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm 7.9 ballë.

Bruno Dodi, një shqiptar në Turqi, ka treguar momentet e vështira që përjetuan përgjatë atyre 40 sekondave që zgjatën lëkundjet.

Në një lidhje për Klan News, Bruno Dodi thotë se ka qenë në katin e 12 të një hoteli në qytetin Adana kur vendi u trondit nga tërmeti i fuqishëm.

“Ka pasur lëkundje nga ora 05:00 deri tani, pothuajse çdo 10-15 minuta ka lëkundje. Shembje të banesave ka këtu në Adana, unë jam në qendër të Adanasë, njerëzit janë pothuajse akoma jashtë që nga mëngjesi kur filluan lëkundjet. Situata është e vështirë, ishte një tërmet i fuqishëm. Unë banoja për momentin në katin e 12 të një hoteli dhe ishte e pamundur që të zbrisje poshtë. Ishte shumë tronditës”, thotë Bruno Dodi.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit