Një tërmet i fuqishëm goditi gjatë natës juglindjen e Turqisë, në kufi me Sirinë, duke i marrë jetën qindra personave, në të dy shtetet.
Qendra Amerikane e Sizmiologjisë tha se tërmeti ishte me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter.
Lëkundjet e forta u regjistruan në orën 04:17 me orën lokale. Ato ishin me thellësi 17.9 kilometra dhe me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep.
Autoritetet në Turqi kanë konfirmuar vdekjen e të paktën 76 personave deri më tani. 10 janë qytetet turke që janë prekur nga ky tërmet.
We all pray for the people of Turkey 🤲🏻#deprem #earthquake #Gaziantep #nurdagi pic.twitter.com/miZCO0tAFc
— Saeed Esmaeilzade (@s_esmaeilzade) February 6, 2023
Në Siri, mediat atje raportojnë për të paktën 50 të vdekur.
Të plagosurit janë po ashtu me qindra.
Shifrat janë paraprake dhe numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, pasi të shumtë janë ata që dyshohen të jenë zënë nën rrënoja.
Nga videot që po qarkullojnë në mediat turke shihen njerëz nën gërmadha të tmerruar dhe te gjakosur.