Një tërmet i fuqishëm goditi gjatë natës juglindjen e Turqisë, në kufi me Sirinë, duke i marrë jetën qindra personave, në të dy shtetet.
Si pasojë e tërmetit ka shpërthyer tubacioni i gazit natyror në fshatin Topboğazı të rrethit Kırıkhan të Hatay.
Autoritetet njoftoi se rrjedha e gazit natyror prek provincat Gaziantep, Hatay dhe Kahramanmaraş dhe rrethet Pazarcık, Narlı, Besni, Gölbaşı, Nurdağı, Islahiye, Reyhanlı, Kırıkhan dhe Hassa është ndalur. Siç shihet në video tubacionet e gazit kanë shpërthyer në flakë.
Si në Durrës, çfarë janë dritat misterioze që u shfaqen në qiell para tërmetit në Turqi?
Kreu i fshatit Topboğazı vuri në dukje se një shpërthim dhe zjarr pas tërmetit shpërtheu në dy pika të ndryshme, 200 metra nën fshat dhe 3 kilometra larg.