Pas qëndrimit në Kosovë i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka udhëtuar drejt Beogradit ku është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
Pas takimit, Vuçiç ka bërë të ditur se takimi me Lajçak ka qenë i hapur dhe kanë pasur biseda miqësore lidhur me dialogun.
“Një bisedë e hapur dhe miqësore me Miroslav Laçakun. Kur them e hapur, e mendoj vërtetë. Më kuptuat të gjithë. Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram