-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhurma e frikshme! Çfarë u dëgjua para tërmetit? Toka lëvizi 3 metra (Audio)

Kryesoret

Tërmetet e fuqishme njëra pas tjetrës kanë tronditur Turqinë, ku janë shënuar me qindra viktima dhe mijëra të plagosur, ndërkohë që vijon puna për nxjerrjen nga rrënojat për personat e tjerë.

Mediat turke, kanë bërë publike zhurmën e frikshme (kliko KETU për ta dëgjuar) që u krijua para tërmetit.

Ndërkohë që Carlo Doglioni, Presidenti i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës në Itali shprehet se me 3 metra ka lëvizur toka në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

Ai shton se të dhënat satelitore, kur të jenë të disponueshme, do të tregojnë matjen akoma më të saktë të lëvizjes së tokës.

Pllakat tektonike kanë lëvizur horizontalisht, shpjegoi Doglioni për Ansa, duke shtuar se ka një çarje nga Mesdheu në veri-lindje që shkon deri në Detin e Zi dhe i bashkohet çarjes së veriut të Anadollit që arrin deri në Stamboll.

Epiqendra e tërmetit duket se ka qenë në Anadollin lindor, aty ku bashkohen pllakat tektonike të Anadollit, Arabisë dhe Afrikës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit