-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burg për Klosin! Nxehet avokati: Pastruesja gënjen! U kap me “presh në dorë”

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorit duke lënë në burg pa afat ish-zyrtaren e lartë të Kryeministrisë, shefen e kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi, e cila është e shtruar në spital. avokati i Klosit, Ilirjan Muho u shpreh se pastruesja gënjen. Ai listoi arsyet dhe tha se në seancë kishte pasur debat të fortë me prokurorin dhe gjyqtarin.

Jam i keqardhur nga vendimi. Ishte një vendim që veproi të ligjshëm veprimet e prokurorisë deri tani dhe caktoi arrest me burg për klienten time. Pati një debat në seancë. Prokurori paraqiti një deklarim nga e arrestuara Rozeta Dobi. Ishte marrë ditët e fundit, në 3 shkurt. I ka dhënë një vlerë të paracaktuar këtij deklarimi.

Është hera e katërt që ajo pyetet dhe sa herë pyetet ka dhënë nga një version të ri për ngjarjen. Fillimisht nuk e ka pranuar, pastaj e ka pranuar dhe në datë 3 shkurt pohoi para prokurorit që i ka kryer veprimet në një marrëveshje të plotë me Alda Klosin. Kjo është gënjeshtër. Nëse do të ishte kështu atëherë si është e mundur që pasaporta që i është dhënë për ruajtje në shtëpi, si është e mundur që është hapur dhe hedhur në një kazan plehrash. Deklarimi i nënës bie ndesh me atë të djalit.

Nëse do të ishte e vërtetë që mes Alda Klosit dhe pastrueses do të kishte marrëveshje, si është e mundur që janë gjetur edhe sende të tjera të vjedhura në shtëpitë e tyre, të gjitha këto deklarime pohojnë se kemi të bëjmë me një personazh që ka një qëllim të caktuar që të lehtësojë sadopak pozitën e saj sepse është e zënë me “presh në dorë” dhe të përpiqet që të përfitojë një pozitë më të lehtësuar për djalin e saj” tha ai.

Por kush është origjina e parave, 120 mijë eurove që u gjetën në shtëpinë e saj? “Në fazën e hetimeve nga vëllai dhe Alda është paraqitur një kontratë huaje, mes saj dhe një shtetasi, në bazë të së cilës janë dhënë 125 mijë euro për kurimin e saj në Amerikë. Lekët janë marrë në 1 nëntor.

Xhaxhai është diagnostikuar në fund të tetorit me tumor. U gjetën paratë, janë mbajtur në shtëpinë e nuses së xhaxhait dhe pasi është larguar në Amerikë, lekët i janë rikthyer Aldës në 3 Dhjetor dhe do të transferohen në Amerikë. Nuk duhet t’i deklaronte, pasi detyrimin e ka pasur deri në mars të vitit paraardhës” tha ai.

Avokati pranoi një pjesë të dëshmisë së pastrueses kur flitet për konfliktin e Klosit me burrin. “Konflikte ka pasur por që në 2018 janë divorcuar dhe Alda ka dy fëmijët nën kujdestari dhe nënën e verbër që nuk dimë kush do të kujdeset”. “Alda është e sëmurë nën survejimin e mjekëve” tha më tej ai. Avokati e mbylli duke thënë se “prokuroria më parë e arrestoi dhe tani po kryen veprimet” theksoi ai.

E sëmurë në spital! Gjykata: Burg pa afat për Alda Klosin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit