Aksident me vdekje në Tiranë.
Pasditen e sotme rreth orës 16:00 në bulevardin “Zhan D’Ark” në Tiranë M. A. 23 vjeç duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një grua.
E plagosura e paidentifikuar u transportua në spital nën kujdesin e mjekëve, por një orë më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.