-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E sëmurë në spital! Gjykata: Burg pa afat për Alda Klosin

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorit duke lënë në burg pa afat ish-zyrtaren e lartë të Kryeministrisë, shefen e kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi, e cila është e shtruar në spital. avokati i Klosit, Ilirjan Muho u shpreh se pastruesja gënjen. Ai listoi arsyet dhe tha se në seancë kishte pasur debat të fortë me prokurorin dhe gjyqtarin.

Jam i keqardhur nga vendimi. Ishte një vendim që veproi të ligjshëm veprimet e prokurorisë deri tani dhe caktoi arrest me burg për klienten time. Pati një debat në seancë. Prokurori paraqiti një deklarim nga e arrestuara Rozeta Dobi. Ishte marrë ditët e fundit, në 3 shkurt. I ka dhënë një vlerë të paracaktuar këtij deklarimi.

Është hera e katërt që ajo pyetet dhe sa herë pyetet ka dhënë nga një version të ri për ngjarjen. Fillimisht nuk e ka pranuar, pastaj e ka pranuar dhe në datë 3 shkurt pohoi para prokurorit që i ka kryer veprimet në një marrëveshje të plotë me Alda Klosin. Kjo është gënjeshtër. Nëse do të ishte kështu atëherë si është e mundur që pasaporta që i është dhënë për ruajtje në shtëpi, si është e mundur që është hapur dhe hedhur në një kazan plehrash.

Deklarimi i nënës bie ndesh me atë të djalit. Nëse do të ishte e vërtetë që mes Alda Klosit dhe pastrueses do të kishte marrëveshje, si është e mundur që janë gjetur edhe sende të tjera të vjedhura në shtëpitë e tyre, të gjitha këto deklarime pohojnë se kemi të bëjmë me një personazh që ka një qëllim të caktuar që të lehtësojë sadopak pozitën e saj sepse është e zënë me “presh në dorë” dhe të përpiqet që të përfitojë një pozitë më të lehtësuar për djalin e saj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit