Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë arritur sot në në aeroportin e Adanës, i cili është nisur për të dhënë ndihmë në zonat e prekura nga tërmeti tragjik i cili goditi Turqinë.
Në një video të postuar në rrjetin social Twitter, Fondacioni SETA në Washington ka publikuar momentin kur FSK u prit me duartrokitje nga të pranishmit në aeroport.
Trupat e FSK-së u nisën drejt Turqisë pas vendimit të djeshëm të kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe autorizimit nga ana e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Grupi i dërguar do të ndihmojnë në zonat më të prekura të Turqisë për të shpëtuar sa më shumë persona nën rrënoja.