Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë dje kanë lënë pas më shumë se 7000 viktima dhe 35 mijë të plagosur.
Pas tragjedisë shumë vende dhe persona janë sensibilizuar për të ndihmuar në mënyra të ndryshme.
Mbrojtësi turk i Atalantës, Merih Demiral ka bërë me dije se ai ka nisur një fushatë për të mbledhur të ardhura dhe për këtë në ndihmë i ka ardhur edhe ylli portugez, Cristiano Ronaldo.
Demiral ka nxjerrë në ankand fanellën e firmosur nga CR7 duke dashur të mbledhë sa më shumë të ardhura për të prekurit nga tërmeti.
“Sapo fola me Cristiano Ronaldon. Ai më tha se i vinte shumë keq për atë që ndodhi në Turqi. Ne po nxjerrim në ankand fanellën e tij të nënshkruar. Të gjitha të ardhurat nga ankandi do të dhurohen për të prekurit nga tërmeti”, tha Demiral.
Nga ana tjetër në ndihmë ka ardhur edhe sulmuesi shqiptar i Mallorcas, Vedat Muriqi i cili ka dhuruar 15 mijë euro për të prekurit e tragjedisë.
Për disa vite Muriqi ka luajtur në Turqi duke pasur një lidhje me këtë vend.