-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hero edhe jashtë fushës së blertë, Willi Orban i dhuron një të panjohuri palcën kockore

Kryesoret

Kapiteni i RB Leipzigut, Willi Orban do ta humbë ndeshjen kundër Union Berlinit në xhiron e 20-të të Bundesligas që do ta shënojë mungesën e parë e sezonit pasi po përgatitet të dhurojë palcën kockore për të shpëtuar jetën e një të panjohuri.

Mbrojtësi hungarez hyri në listën e donatorëve të palcës së eshtrave në Gjermani në vitin 2017, pasi Leipzigu mori pjesë në fushatë.

30-vjeçari së fundmi mori një njoftim se indet e tij përputheshin me atë të një pacienti.

Transplantimi i qelizave staminale (qelizave amë) zëvendëson qelizat e dëmtuara me të reja dhe përdoret në trajtimin e limfomës dhe leukemisë.

Orban ka marrë injeksione për të rritur numrin e qelizave staminale. Procedura në Dresden do të zgjasë disa orë, ndërsa mjekët i këshillojnë donatorët të pushojnë për 10 ditë.

“U habita kur mora informacionin se i plotësova kushtet si dhurues. Nuk dyshova kurrë, kjo mund të shpëtojë një jetë njerëzore me shumë pak përpjekje. Për mua nuk kishte asnjë mendim të dytë. Shpresoj që donacioni im ta ndihmojë pranuesin. Natyrisht, ndoshta do ta humb ndeshjen. Por, edhe me ambicien time sportive, futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme”.

“Shpresoj se kjo do të inkurajojë më shumë njerëz të regjistrohen. Procesi ishte shumë i lehtë, më duket se ata u kujdesën shumë mirë për mua. Rasti im tregon se ka kuptim të regjistroheni”, është shprehur Orban për Bild.

Në vitin 2015, hungarezi u transferua në Leipzig nga Kaiserslautern. Gjatë tetë viteve, ka zhvilluar 269 ndeshje duke shënuar 25 gola dhe duke dhuruar nëntë asistime. Ai, po ashtu, ka 37 paraqitje dhe pesë gola për përfaqësuesen e Hungarisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit