Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrejtin e tij facebook ka ndarë momentet nga takimi që ka mbajtur në kuadër të cermonisë “Çmimi i Karlit të Madh”, në Gjermani.
Në postimin e Ramës shihet në foto edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
Postimi i Ramës
Kënaqësi dhe nder sërish, në Aachen të Gjermanisë, si pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze të Charlemagne Prize, një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për kontributin në bashkimin dhe të ardhmen e Europës, ku sot europiani i madh Mario Draghi u vlerësua me Çmimin e Karlit të Madh 2026, në respekt të rolit të tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e stabilitetit ekonomik të Europës dhe nxitjen e projektit të një Europe të Bashkuar përtej kufijve të sotëm, me një treg shumë më unik, me aftësi mbrojtëse të vetëmjaftueshme, e me fuqi prodhuese e konkuruese shumë më të madhe.









