Të gjithë kanë bërë paqe me Luizin sapo dolën nga shtëpia, apo të gjithë e kuptuan se, në fakt, Luizi ka mbështetjen e madhe nga publiku dhe për këtë thjesht duhet të aprovojnë?
Ishte kjo një pikëpyetje e madhe e dronit të dërguar për Luiz Ejllin i cili mbante një foto të Kejvina Kthjellës me mbishkrimin “Unë të dua dhe ti e di”.
Modelja duket se ka dashur që t’i dërgojë një mesazh këngëtarit, pavarësisht se u eliminua nga shpulla që i dha atij.
Teksa të gjithë po dyshonin nëse vërtetë e ka nisur apo jo Kejvina, ka ardhur një reagim nga motra e saj, Dorisa Kthella. Kjo e fundit ka bërë një postim në “Instastory” ku shkruan krahas imazhit të dronit: “Fluturimi i parë arriti me sukses”.
Ndërkohë më herët në një bisedë me Luizin, Olta Gixhari u përpoq “t’i hapte sytë”, duke i thënë të mos bëhej naiv.
“Nuk ta ka dërguar Kejvina atë, harroje. Ti atë e nxore nga shtëpia, të të sjellë ajo dron. Mos u bëj naiv, Luiz. Nuk është i Kejvinës ai dron, nuk ma merr mendja. Ti e nxore jashtë,”-i tha Olta.
Nga ana tjetër Luizi i ka thënë se arsyeja e vërtetë pse Kejvina është jashtë shtëpisë sot, në fakt ishte nxitja që i bëri Olta dhe Tea.