-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi: Shtyhet ngritja e komisionit, pranohet debati me Ramën për “McGonigal”

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë njofton se Konferenca e Kryetarëve miratoi vetëm njërën nga tre kërkesat e PD-së, atë për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për dosjen “McGonigal”. Kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor është shtyrë me pretendimin e PS-së se më parë duhet të miratohen ndryshimet në ligj, gjë që është kundërshtuar nga opozita.

Pranohet vetëm debati për “McGonigal”! Alibeaj: Rama në kërkim, PS bëhet “gardh”

“Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja mori në shqyrtim kërkesën për mocion për debat për çështjen “Rama – McGonigal”, paraqitur prej 19 deputetëve. Konferenca vuri në dijeni kërkesën e 13 deputetëve për një seancë pyetje-përgjigje me Kryeministrin, z. Edi Rama për takimet me agjentin e FBI-së, Charles Mcgonigal.

Mbledhja mori gjithashtu në shqyrtim edhe kërkesën e 44 deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së takimeve të Kryeministrit, z. Edi Rama me agjentin e FBI-së Charles Mcgonigal.

Shtyhet komisioni “Rama-McGonigal”! PS pranon: 12 orë debat në Kuvend

Përfaqësuesit e shumicës parlamentare pranuan në parim dy kërkesat, kërkuan riformulimin e çështjes së parë në “Çështja Charles Mcgonigal në SHBA” dhe propozuan bashkimin e shqyrtimit të saj me seancën pyetje-përgjigje me Kryeministrin, z. Edi Rama për takimet me agjentin e FBI-së Charles Mcgonigal dhe vendosi shqyrtimin si një çështje e vetme në seancë plenare, kur data e zhvillimit dhe koha e debatit të caktohet pas dakordësisë së grupeve.

Përfaqësuesit e shumicës parlamentare propozuan shtyrjen e kërkesës së 44 deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së takimeve të Kryeministrit Edi Rama me agjentin e FBI-së Charles Mcgonigal deri në miratimin e ndryshimeve ligjore për komisionet hetimore parlamentare. Duke qenë se në mbledhje nuk u arrit konsensus, Konferenca vendosi dërgimin e tyre për shqyrtim seancës plenare” thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit