-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet komisioni “Rama-McGonigal”! PS pranon: 12 orë debat në Kuvend

Kryesoret

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kërkesën e PD-së për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për dosjen “Rama-McGonigal”. Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla tha se ka propozuar që mocioni të jetë 12 orë dhe cdo deputetë të flasë 5 minuta.

Me firmën e Sali Berishës nuk pranohet asnjë kërkesë. Duket se kanë reflektuar dhe kanë pranuar këtë kusht. Mocioni me debat do të zhvillohet, mbetet që në ditët në vijim do të përcaktohet. Do të konsultohemi me kryetarët e grupeve. Kam propozuar që seanca të jetë 12 orë, çdo deputet të ketë nga 5 minuta për të folur.

Nuk ka asnjë merak kryeministri dhe kryetari i PS-së për të kthyer përgjigje për një çështje që nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë. Shpresoj që opozita të bjerë dakord për një debat. Por tani do të vijnë dhe të thonë na keni ndryshuar thelbin, nuk na dalin 700 minuta” tha ai.

Kërkesa për komisionin hetimor është shtyrë me argumentin e PS-së që do të shqyrtohet pasi të miratohen ndryshimet në ligjin për ngritjen e komisioneve hetimore. “Kërkesa nuk është marrë fare në shqyrtim, por kemi kërkuar që të kërkesa të vijojë që të qëndrojë në konferencën e kryetarëve dhe komisioni të bëjë punën dhe shqyrtimi i kërkesës të bëhet kur të kemi bërë këto ndryshime”.

Paralajmëroi opozitën për firmat. “Të guxojnë deputetët që të firmosin nga SHBA ku ndodhen për qejf dhe të firmosin në Shqipëri apo të ketë deputetë që në një shkresë kanë një firmë dhe në një tjetër shkresë kanë një tjetër. Që të mos bënin kallëzim, do të ishte mirë të tërhiqeshin nga firmat e falsifikuara dhe ta rishikojnë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit