-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moment drithërues kur shpëtohet vogëlushja: Babi është këtu…

Kryesoret

Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe Siri po vazhdojnë përpjekjet të martën për të gjetur të mbijetuarit nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti i së hënës, që la pas vetes mbi 5 mijë të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Momentet e shpëtimit të nja vajze të vogël të bllokuar nën rrënojat pas tërmetit shkatërrimtar që godit Turqinë dhe Sirinë, kanë bërë xhiron e rrjetit.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur që pas disa orësh ta shpëtojnë, ndërsa në video shihet momenti kur babai komunikon e vajzën e tij Nourin: “Babi është këtu, mos u frikëso”.

Ekipet e shpëtimit si edhe vullnetarët nga Mbrojtja Civile Siriane, të njohur si Helmetat e Bardha, i japin kurajo vajzës teksa e ndihmojnë për ta shpëtuar. Ata shihen duke i thënë Nourit që “të shikojë nga babai i saj”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit