Ai u gjet i gjallë në rrënojat e tërmetit shkatërrues në Turqi falë rrjeteve sociale.
Arsyeja që ai ka dalë nga rrënojat shëndosh e mirë për studentin 20-vjeçar Boran Kubat ishte një video e cila ai publikoi.
Kubat u shpëtua dhe ishte një nga të parët që u gjet nga shpëtimtarët.
“E kisha telefonin me vete. Kështu që mendova nëse ngarkoja një video miqtë e mi do ta shihnin dhe do të mund të na gjenin”, tha ai.
” Ju lutemi ejani të na shpëtoni ,” thotë 20-vjeçari në vide, duke lejuar shpëtimtarët të gjejnë vendndodhjen e tij.
Studenti dha informacion për vendndodhjen e tyre të saktë, nën rrënojat e një pallati në katin e dytë. Nëna e tij ishte mirë, por ai nuk e dëgjonte mirë dajën e tij.
Pesë orë më vonë, ata u shpëtuan.
Kubat kishte disa ditë që kishte shkuar në shtëpinë e babait të tij. Ai studion në një universitet privat në Stamboll.
Kur ndodhi tërmeti, ai ishte me fat sepse celulari i tij ishte pranë tij. Ai falënderon të gjithë ata që e ndihmuan.