Në Austri është ndaluar Stela Gugallja e kërkuar nga drejtësia shqiptare për dosjen e inceneratorëve. SPAK njoftoi nisjen e procedurave të ekstradimit përmes ministrisë së Drejtësisë.
Merr fund arratia! Ndalohet “bosja” e inceneratorëve Stela Gugallja
Por avokati i Gugalljas, Klodjan Skënderi deklaroi për Report Tv se klientja e tij është njoftuar nga gjykata por nuk është ndaluar apo të ketë ndonjë masë sigurie për të.
Sipas tij procedura e ekstradimit vijon shqyrtimin në gjykatë. “Ne kemi kundërshtuar ekstradimin“, tha ai.
Por për çfarë akuzohet konkretisht Stela Gugallja?
SPAK e akuzon Gugalljan se në bashkëpunim me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin kanë korruptuar zyrtarë për fitimin e koncensioneve të inceneratorëve dhe ndaj tyre është ngritur akuza e korrupsionit aktiv.
U kap në Austri! Kush është roli i Stela Gugalljes te dosja e inceneratorëve?
Në dy dosjet e inceneratorëve, të Fierit dhe Elbasanit që janë në gjyqin paraprak janë marrë të pandehur 30 persona, mes tyre zyrtarë si ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako. Në kërkim vijojnë që të mbeten Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.