-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Të japë dorëheqje”, Noka shpërndan artikullin gjerman: Qeveria i ka dorëzuar çelësat mafias

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar sot një artikull të gazetës gjermane “Frankfurter Rundschau”, në lidhje me operacionin e ndërmarrë nga policia kundër kamerave të vendosura në rrugë nga grupet kriminale të mënyrë që të vëzhgonin lëvizjet e bluve.

Noka tha se degradimi i shtetit ka arritur në atë pikë saqë klanet mafioze shërbejnë edhe si agjenci e mbikëqyrjes policore.

Ai ka shtuar se kryeministri Rama duhet të largohet për degradimin që i bëri shtetit shqiptar

Postimi plotë:
“Kamera të montuara ilegalisht mbi rrugët plot pluhur të Shqipërisë”. Kështu e përshkruan vendin tonë Frankfurter Rundschau, një nga gazetat më të mëdha gjermane.
Mafia monitoron rrugët e Shqipërisë, lëvizjet e Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të lartë të saj. Degradimi i shtetit ka arritur në atë pikë saqë klanet mafioze shërbejnë edhe si agjenci e mbikëqyrjes policore.
Qeveria i ka dorëzuar çelësat mafias, ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit. Përgjegjësia bie mbi kapoministrin. Duhet të ikë! Të japë dorëheqje për degradimin që i bëri shtetit shqiptar!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit