Motra e kryeministrit sirian Husein Arnuz, Nessum Arnuz, është në mesin e personave që humbën jetën pas tërmetit me magnitudë 7.8 ballë që goditi veriun e vendit si dhe Turqinë jugore.
Nesum Arnuz, së bashku me fëmijët dhe nipërit e saj u vranë në qytetin Hama, i cili ndodhet në qendër të vendit.
“Arnouz u vra së bashku me 11 fëmijët dhe nipërit e saj pas shembjes së ndërtesës në të cilën ata jetonin në Hama, Siria qendrore”, thuhet në një deklaratë.