-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trondit stilisti i njohur në Shqipëri: 23 shokë të mi janë nën rrënoja

Kryesoret

Tërmeti i fortë që goditi Turqinë u ka marrë jetë mijëra personave, teksa një ndër familjet e prekura është edhe ajo e Sezarit, stilist turk, i njohur në vendin tonë. Familja e Sezer ndodhet në Dijarbakër, një prej qyteteve të prekura rëndë nga lëkundjet e forta.

Sezer shpjegoi se familja e xhaxhait të tij, e cila jetonte në katin e 8 të një pallati, ka mbetur nën rrënoja dhe nuk ka asnjë komunikim me ta. Po ashtu, 23 shokë të tij janë zhdukur.

“Mami, babi, vëllezërit e mi shyqyr zotit janë mirë. 23 veta, shokët e mi kanë mbetur poshtë pallatit që është prishur. Jam duke folur në çdo moment me familjarët e mi. Nuk kam aspak kontakt me personat që janë nën rrënoja. 4 veta që janë gjetur kanë humbur jetën. 

Familja e xhaxhait tim, 4 veta janë nxjerrë të vdekur. Xhaxhain nuk e kanë nxjerrë akoma. Edhe shokët nuk janë gjetur akoma. U shemb i gjithë pallati dhe ata janë aty. 

Edhe familjarët e bashkëshortes janë në rrezik, gjenden nën rrënoja. Nuk dihet në janë gjallë apo të vdekur. Edhe pse u bie telefoni nuk përgjigjet njeri, disa e kanë të fikur. Nuk di asnjë se çfarë po ndodh. Dua të iki në Turqi, t’i shoh gjërat nga afër” tha Sezer te “Shqipëria LIVE”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit