Stela Gugallja është ndalur në Austri bazuar në një urdhër-arresti nga Shqipëria. Ajo pritet që të dalë para gjykatës në Vjenë për masë sigurie, ndërsa SPAK ka nisur procedurat për ekstradimin e saj drejt Tiranës ku u presin akuzat dhe dosja me prova.
Por për çfarë akuzohet konkretisht Stela Gugallja?
SPAK e akuzon Gugalljan se në bashkëpunim me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin kanë korruptuar zyrtarë për fitimin e koncensioneve të inceneratorëve dhe ndaj tyre është ngritur akuza e korrupsionit aktiv.
Në dy dosjet e inceneratorëve, të Fierit dhe Elbasanit që janë në gjyqin paraprak janë marrë të pandehur 30 persona, mes tyre zyrtarë si ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako. Në kërkim vijojnë që të mbeten Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Merr fund arratia! Ndalohet “bosja” e inceneratorëve Stela Gugallja