Dy persona nga Tirana janë arrestuar në Vlorë në momentin që po tentonin t’i shisnin një grupi kriminal tre mina me telekomandë kundrejt çmimit 10 000 euro.
Të arrestuarit janë Bledar Ukshini 31 vjeç dhe Ardit Qamluku 21 vjeç, të dy lindur në Pukë dhe banues në Tiranë.
Pas lokalizimit dhe prangosjes së tyre në një lokal, në lagjen “28 Nëntori”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj tyre gjetën minat që i kishin gati për shitje.
Sekuestrohen tre minat e montuara me lëndë të dyshuar eksplozive plastike C4, të lidhura me aparat celular, për t’u komanduar në distancë në kuadër të operacionit policor të koduar “Knockout”.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.