Një 21-vjeçar është arrestuar dhe tre adoleshentë janë proceduar në gjendje të lirë pasi i kanë marrë me dhunë byzylykun një të mituri.
Ndërkohë që një 50-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka vjedhur një laptop dhe sende të ndryshme, në një banesë, në rrugën “Milo Duci”.
Gjithashtu, dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka blerë një qytetari një aparat celular me vlerë 900 euro, duke përdorur kartëmonedha të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.