-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Autobusi përplaset me çerdhen, ndërrojnë jetë dy fëmijë, plagosen 8 të tjerë!

Kryesoret

Një autobus është përplasur ditën e sotme me një çerdhe duke lënë të lënduar 8 fëmijë, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë. Çerdhja ndodhej afër Montrealit, tha policia, ndërsa dëshmitarët thanë se mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Gjashtë fëmijët e tjerë që u dërguan në spital me lëndime “janë jashtë rrezikut”, tha Erica Landry, një zëdhënëse e policisë për Laval, ku ndodhet qendra e kujdesit ditor.

“Shoferi, një 51-vjeçar, u arrestua për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim i rrezikshëm”, shtoi ai.

“Një zonë e madhe rreth perimetrit ” e ndërtesës pjesërisht të dëmtuar është rrethuar, i tha gjithashtu AFP policia në qytetin Laval, ku ndodhet qendra e kujdesit ditor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 me orën lokale. Fëmijët e plagosur u gjetën të bllokuar nën autobus përpara se të liroheshin nga çerdhja, tha agjencia.

Sipas ministrit të Sigurisë Publike të qeverisë provinciale të Quebec, Francois Bonnardel, shoferi i autobusit u mor në paraburgim. Policia po heton nëse akti ka qenë i qëllimshëm. Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se ishte “i shkatërruar” nga incidenti.

“Nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kalojnë familjet,” shtoi ai, duke folur para gazetarëve në dhomat e Parlamentit në Otava.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit