Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ishte paraditen e sotme në ambasadën turke në Tiranë. Ai tha se ka të vështirë të gjejmë fjalët e duhura për të ngushëlluar popullin turk pas kësaj tragjedie.
“Sot shpreha ngushëllimet pranë Ambasadës së Turqisë, për tërmetin shkatërrimtar të datës 6 shkurt 2023.
Populli shqiptar, si dhe unë e kemi të vështirë të gjejmë fjalët e duhura për të ngushëlluar popullin vëlla turk dhe qetësuar sadopak zemrat e familjeve të të mbijetuarve.
Lutemi për një rimëkëmbje sa më të shpejtë fizike dhe shpirtërore të secilës familje të prekur nga kjo tragjedi” shkruan ai.
Për të shprehur ngushëllimet ishte edhe ambasadorja Yuri Kim. “Në emër ambasadës së SHBA-së në Tiranë i shpreha mikut dhe kolegut tim turk ngushëllimet më të thella për vuajtjet e shkaktuara nga tërmetet në Turqi.
Ne jemi me miqtë tanë turq në këtë kohë të vështirë” shkruan ajo.
On behalf of 🇺🇸 @USEmbassyTirana , I expressed to my friend & colleague 🇹🇷 @TKaganAtay deepest condolences on the suffering caused by the earthquakes in Türkiye. We are with our Turkish friends during this difficult time. Başınız sağolsun 🙏 pic.twitter.com/oH6OViFTwy
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 8, 2023