-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Big Brotherin tim e kam fituar”, Efi mesazh për ndjekësit e saj: Tregoni sa njerëz të mirë jeni

Kryesoret

Ditën e sotme përmes një videoje Efi i është drejtuar për herë të parë publikisht të gjithë fansave të saj, të cilët sipas saj i kanë dhuruar shumë dashuri këto ditë, ndërsa ka pasur edhe një apel të rëndësishëm

“Të ndalojnë gjuhën e urrejtjes dhe të tregojnë se sa njerëz të mirë jeni,” ka qenë apeli i saj për ndjekësit.

Efi shprehet se “Big Brother”-in e saj e ka të fituar, duke qenë se ja arriti qëllimit që i kishte vënë vetes, duke e sporvuar në një format të tillë, në situata që u gjend aty dhe duke treguar atë që është. Ndjekësve me iu kërkon që të “përmbahen” me komentet që bëjnë drejtuar “kundërshtarëve” të saj në lojë.

 

“Ju dua shumë dhe ma keni mbushur zemrën plot me këto që kam parë jashtë këto ditë, respektin dhe fjalët e bukura. Por ju lutem, duhet t’i ndaloni komentet me urrejtje, agresivitet dhe me gjuhën jo jo të bukur që përdoret. Ashtu siç më keni treguar dashurinë mua, duhet t’i tregoni të gjithëve sa të mirë jeni, mos harroni që ata aty brenda janë njerëz dhe kjo nuk është sjellje humane. Sado të mërzitur jeni, ju lutem ndalojeni gjuhën e urrejtjes që keni përdorur”- tha Efi ndër të tjera, teksa shpreh edhe njëherë në fund të gjithë dashurinë për fansat e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit