Mbrëmë shtëpisë se Big Brother iu bashkua edhe gazetari i njohur shqiptar Bledi Mane, i cili para dy jave ka lëshuar një deklaratë shumë të fortë në emisionin ‘E Diell’ në Top Channel.
Ai është shprehur se Luizi ka dështuar si këngëtar e si diplomat, ndërsa ka nënvizuar se ai ka ves bixhozin.
”Luizin e njoh pak a shumë personalisht. Është një djalë çapkën, i cili ka dështuar si këngëtar, por ka triumfuar si aktor.
Një diplomat që ka dështuar, por ka triumfuar si aktor. Një djalë që ka një ves, bixhozin, dhe uroj që kur të dalë mos ta ketë“ – ka deklaruar Bledi Mane.