Në Turqi dhe Siri vijojnë kërkimet në ditën e tretë për të zhdukurit nën rrënojat e tërmetit tragjik që deri tani ka marrë mbi 8 mijë jetë njerëzish.
Në mediat turke dhe botërore po bëjnë xhiron pamjet e momentit kur një foshnje dy muajshe nxirret e gjallë pas tre ditësh nga rrënojat e shtëpisë, moment emocionues kur punonjësi i emergjencave turke e puth në ballë.
Lot gëzimi. Kërkimet vazhdojnë për të tjerë persona të mbijetuar.