-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndodh mrekullia në Turqi/ Shpëtohet foshnja që ishte në rrënoja për 55 orë. Nëna i dha gji për ta mbajtur gjallë!

Kryesoret

Ekipet e kërkim-shpëtimit po garojnë me kohën për të çliruar njerëzit e bllokuar në rrënojat e ndërtesave të shembura pas tërmeteve vdekjeprurëse në Turqi. Shpresat ringjallen sërish në imazhin e njerëzve që pas shumë orësh nën rrënoja, dalin fitimtarë.

Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër! Foshnja nxirret gjallë pas 53 orësh nën gërmadha

Një rast i tillë është ai i Mashalit të vogël. Ekipet e shpëtimit dëgjuan zëra në rrënojat e një pallati në qytetin e Kahramanmaras. Ata hapën menjëherë një tunel nga erdhi zhurma, sipas Anadolou. Duke arritur tek Mashal 1.5-vjeçare dhe nëna e saj, ekipet e nxorën vajzën e vogël nga rrënojat pas përpjekjeve të bashkërenduara.

Babai i saj, i cili u çlirua nga rrënojat ditën e tërmetit, u ribashkua me vogëlushen pas 55 orësh agoni. Ekipet e shpëtimit po punojnë ende për të nxjerrë nënën, e cila tha se e mbajti gjallë fëmijën e saj duke ushqyer me gji.

Ndodh mrekullia! Foshnja dy muajshe nxirret e gjallë pas tre ditësh nga rrënojat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit