Qasja në Twitter ishte e pamundur për operatorët kryesorë celularë të Turqisë mes kritikave në rritje në internet për reagimin e qeverisë turke ndaj tërmetit vdekjeprurës.
Gazetarët e AFP raportuan se nuk kishin akses në Twitter në Turqi.
Mbikëqyrësi i qeverisjes së internetit netblocks.org vuri në dukje se qasja në Twitter ishte e kufizuar “për disa ISP në Turqi”.
Tre ditë pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirinë, rrjetet sociale janë vërshuar me dezinformata dhe imazhe e video të rreme që tregojnë, ndër të tjera, një “cunami” apo një fëmijë që qan për prindërit e tij.
Të paktën 11.200 njerëz u vranë në tërmetin me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, sipas numërimit të fundit të përkohshëm.
Që nga tërmeti, gazetarët e AFP kanë ekzaminuar imazhe dhe video të rreme që janë shpërndarë dhe parë mijëra herë, duke treguar skena që dyshohet se i referohen tërmetit ose pasojave të tij.
Kështu, një seri imazhesh në Facebook, Instagram dhe Twitter që pretendohet të tregojnë panik në Bregun Perëndimor të pushtuar pas tërmetit në Turqi, mblodhën dhjetëra mijëra ndërveprime.
Por një kërkim i kundërt i imazheve nga AFP zbuloi se fotot datojnë nga qershori 2017 dhe tregojnë palestinezët duke festuar Fitër Bajramin në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor.