Në Siri një grup vullnetarësh ka nxjerrë të gjallë një fëmijë të vogël dhe kanë publikuar një video emocionuese.
I vogli buzëqesh menjëherë pasi nxirret nga gërmadhat dhe fillon të luajë me ekipin e shpëtimit që nuk i kursen brohoritjet dhe përqafimet.
Ministri i shëndetësisë i Sirisë i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Sana se 1,262 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria të vendit.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, më herët tha se numri i viktimave në vendin e tij është rritur në 9,057 në momentet e fundit.
Kujtojmë se mijëra persona të tjerë ndodhen nën rrënojat e tërmetit dhe sipas paralajmërimit të OBSH-së numri i viktimave mund të shkojë në mbi 20 mijë.