Pas tërmetit shkatërrues që mori mijëra jetë në Turqi dhe Siri dhe tronditi mbarë botën.
Nën rrënoja dëgjohen klithma dhimbjeje ndërsa forcat e ekipit shpresojnë që çdo person që do të nxjerrin të jetë i gjallë.
Në rrjetet sociale është publikuar video e një siriani, i cili humbi 12 anëtarë të familjes në një tërmet të tmerrshëm. Askush nuk qëndroi indiferent ndaj lotëve të këtij njeriu, si dhe ndaj të gjitha skenave të tjera tronditëse pas fatkeqësisë.
“Kjo na theu, na theu”, mezi ia doli të thoshte ky person me dhimbje për të vdekurit e familjes së tij.
Pas kësaj video pasuan komente të shumta mbështetjeje nga përdoruesit, duke shprehur tronditjen dhe pikëllimin e tyre në komente.
“Më dhemb të shikosh këtë video”, “Sa shkatërruese, lutem për këtë njeri, për Sirinë, për Turqinë”, “Jam i thyer, Zoti të lehtësoftë dhimbjen”, “Kur mendoj se nuk mund të qaj më.. ”, ishin disa nga komentet e njerëzve.
This brother has lost 12 members of his family in the earthquake.💔😥 #PrayForTurkey #Turkey #HelpTurkey #Turkey #earthquakeinturkey #Syria #syriaearthquake pic.twitter.com/DEyRI2l9TV
— New Europe Observation (@new_observation) February 8, 2023