-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet vendore “ankimohen” pa u zhvilluar, 7 tenderë përfundojnë në KPP

Kryesoret

Të paktën shtatë tenderë të Komsionit Qendror të Zgjedhjeve kanë përfunduar të ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik ditëve të fundit.

Bëhet fjalë për procedura që kanë në objekt të tyre sigurimin e materialeve që do të përdoret për zgjedhjet vendore që do të zhvillohen në 14 maj të këtij viti.

Një ankimim është regjistruar në datën 30 janar për kontratën që ka në objekt “Blerje kuti votimi dhe kuti materiale zgjedhore” me një fond limit gati 40 milionë lekë.

Në po të njëjtën datë është ankimuar e njëjta procedurë nga një subjekt tjetër.

Në datën 1 shkurt në Komisionin e Prokurimit Publik është regjistruar një tjetër ankimim për kontratën me objekt “Blerje materiale kancelarie” me fond limit rreth 36 milionë lekë.

Në datën 6 shkurt ka ardhur ankimimi i radhës për procedurën “Prodhim dhoma te fshehtësisë dhe kuti kartoni” me një fond limit mbi 32 milionë lekë ndërkohë që në datën 7 shkurt në KPP u regjistrua ankimim edhe për procedurën “Blerje bexhe plastike (mbajtëse ID) dhe rripa për bexhet, për administratën zgjedhore” me një fond limit 17.7 milionë lekë. /MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit