Mbrëmjen e sotme ka marrë flakë një banesë në zonën e ish-Kombinatit metalurgjik në Elbasan.
Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të mbajtur flakët nën kontroll. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në këtë banesë.
Paraprakisht raportohet se bëhet fjalë për një defekt në sistemin elektrik të shtëpisë.