Një banesë në fshatin Vloçisht, Maliq u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Dy mjete zjarrfikëse ndërhynë për të izoluar zjarrin dhe shmangur përhapjen në shtëpitë përreth.
Policia dyshon se shkak ka qenë një shkëndijë nga rrjeti elektrik i amortizuar, ndërsa hetimet vazhdojnë.









