Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, ku një 31-vjeçar la shtypur me automjetin e tij një të moshuar, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Policia me marrjen e njoftimit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pasi ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, ka nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të shkaqeve të tij.
“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 09.02.2023, rreth orës 18:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”, shtetasi Laurent Lavdaraku, 31 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin Albert Zade, 69 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.