QSUT ka reaguar një ditë pas ngjarjes së rëndë duke dënuar dhunën e ushtruar ndaj mjekes te Infektivi në orët e para të ditës së djeshme.
“Shërbimi Infektiv në QSU “Nënë Tereza” është një ndër shërbimet pararojë që punon me përkushtim ndaj çdo pacienti.
Nisur nga rasti i dhunshëm ndodhur së fundmi ndaj koleges tonë, ne dënojmë dhunën ndaj bluzave të bardha dhe kërkojmë mbështetjen në punën tonë të çdo pacienti dhe familjari, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht dhe në cilësinë e duhur.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të vijojë të mbështesë maksimalisht stafet mjekësore në punën e tyre të palodhur duke garantuar sigurinë në vendin e tyre të punës dhe mbrojtjen e dinjitetit profesional të mjekut në shoqëri” mbyllet mesazhi.
Çfarë ndodhi?
Pesë persona rrahën mjeken dhe kundërshtuan policët, pasi personi i afërt u vdiq me dyshimet se ishte me koronavirus. Nga nervozizmi, që sipas tyre mjekja nuk bëri maksimumin, thyen dyer dhe dritare. Igli Spahija 41 vjeç dhe Bledar Bali 54 vjeç u arrestuan, ndërsa K. S. 50 vjeç, E. Xh. 47 vjeç dhe A. M. 55 vjeç u proceduan në gjendje të lirë.
Vëllai vdiq! Familjarët rrahën mjeken, kacafytje me policët në QSUT (Detajet e reja)