-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD rreshton dosjet tek dera e SPAK-ut: Hetoni aferën “Rama-McGonigal”

Kryesoret

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ditën e sotme kanë shkuar përpara SPAK për të kërkuar hetimin e lidhjes së Ramës me McGonigal.

Në mënyrë figurative të rinjtë demokrat kanë rreshtuar disa dosje përpara SPAK mbi të cilat lexonte “Rama-McGonigal”.

“I bëjmë thirrje SPAK-ut që është bërë KAPS të mos të jetë më një vegël në dorën e një kryeministri që e shkel ligjin, por të kthehet dhe t’i vërë gishtin kokës për çështjet që paguhen nga taksat e shqiptarëve. Të dinë të bëjnë punën e tyre. Të dinë t’i dalin për zot ligjit, betimit që kanë bërë, t’i dalin për zot Kushtetutës dhe të mos kthehen në mburojë fasadë të një qeverie mafioze, të inkriminuar, një qeverie të korruptuar. Më këqijat e mundshme që mund të ketë një qeveri.”, tha një prej tyre.

Ndërkohë kujtojmë që në lidhje  me çështjen McGonigal opozita pa paralajmëruar protestë ditën e shtunë.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit